Këshilla thelbësore se si të përgatiteni për një video intervistë pune

Këshilla thelbësore se si të përgatiteni për një video intervistë pune

Bëni gati që intervistuesi të shohë shumë më tepër sesa thjesht rezyme tuaj.

Gjeni një vend të qetë, privat dhe të ndriçuar mirë për intervistën tuaj me video.

Nëse jeni ndër shumë njerëz që nuk preferojnë të dalin para kameras, është koha për të ndërmarrë hapa për ta ndryshuar këtë. Puna juaj e ardhshme mund të varet nga kjo, dhe jo sepse ne parashikojmë që ju do të ndryshoni karrierë dhe të hyni në filma apo në ndonjë transmetim televiziv së shpejti. Është për shkak se platformat video të bisedave janë gati të ndryshojnë mënyrën e lidhjes së punëdhënësve me kandidatët për punë. Për këshilla të intervistave ne FaceTime, Google Hangouts, dhe Skype, lexoni më tej për të mësuar se si të paraqitni vetën tuaj më së miri.

Intervistat me video mund të jenë vërtetë sfiduese për punëkërkuesit. “Disa njerëz thjesht vihen në siklet kur janë para kamerës,” thotë Pamela Skillings, një trajnere për karrierë dhe bashkëthemeluese e “Big Interview“ me seli në New York, një platformë e trajnimeve për intervista në internet. “Njerëzit mund të ndjehen të vetëdijshëm për mënyrën sesi duken në video, ose janë të shqetësuar nëse teknologjia e tyre do ti mbështesë.”

Kontrolloni teknologjinë tuaj

Do të dëshironit të rregullonit në menyrë përfekte mekanikat tuaja para fillimit të një video interviste, thotë Cheryl Palmer, trajnere ekzekutive për karrierë dhe pronare e firmës stërvitore Thirrja për Karrierë. Kjo nënkupton duke i bërë këto në vijim:

Kontrolloni shpejtësinë e Internetit. Për një lidhje të qartë me video HD, ju duhen të paktën 1 Mbps (Megabit për sekondë), sipas LifeWire.com. Ju mund ta testoni shpejtësinë tuaj të Internetit në www.SpeedTest.net. Kalimi nga Wi-Fi në një lidhje me kabllo me Ethernet mund të përmirësojë shpejtësinë e Internetit. Nëse lidhja në internet e shtëpisë tuaj është e dobët, konsideroni të shkoni në një bibliotekë locale, ku mund ta bëni intervistën në një dhomë private me Wi-Fi të qëndrueshëm.

Sigurohuni që pajisja juaj (kompjuteri, tableti ose telefoni — cilido që të ndjeheni më të rehatshëm për të punuar) është plotësisht i mbushur. Ose, futeni atë në një prizë, për të shmangur ndërprerjen e baterisë.

Kontrolloni audion. Ju mund të keni nevojë të vëndosni kufje nëse kompjuteri juaj ka një sistem cilësor të zërit, ose blini një mikrofon të jashtëm.

Kontrolloni kameren. Nëse keni nevojë të blini një kamera në internet, Wirecutter.com ju rekomandon Logitech HD Webcam C615 (35,59 dollarë në Amazon).

Njoftohuni me video platformën. Hera e pare në Skype? Rehatohuni me përdorimin e programit para audicionit tuaj.

Bëni një plan nëse gjërat trazohen

Kontroll i realitetit: Teknologjia thjesht dështon nganjëherë, pavarësisht sa here e keni kontrolluar lidhjen tuaj në internet. Pra, para se të filloni një intervistë me video, sigurojeni intervistuesin me një numër telefoni ku mund të ju arrijnë nëse ndodh ndonjë vështirësi teknike.

Zgjidhni ambientin e duhur

Ndër këshillat më kryesore të intervistave me FaceTime apo Skype është rëndësia e një mjedisi të duhur. Gjeni një vend të qetë, privat dhe të ndriçuar mirë për të bërë intervistën — duke u siguruar që të shmangni kafenetë dhe hapësirat e tjera ku nuk mund të kontrolloni zhurmën e mjedisit. Dhe zgjedheni një dhomë me një mjedis pa rrëmujë.

Ndriçimi është gjithashtu i rëndësishëm, thotë Bill Cole, autor i Udhëzimi i Suksesit të Intervistës. Nëse një dritare është prapa jush, mund ta hijezonte fytyrën tuaj dhe do ta bente të vështirë për intervistuesin të ju shohë. Në përgjithësi, strategjia juaj më e mirë është të uleni përballë një dritareje të hapur. Nëse jeni duke e bërë intervistën natën — gjë që do ishte shumë mirë nëse keni një punë me orar të plotë— mund të ndriçoni hapësirën e zbehtë duke shtuar llamba të mëdha apo edhe të tavolinës.

Këshillë profesionale: “Bëni një provë në të njëjtën kohë të ditës që do të mbani edhe intervistën, në mënyrë që të dini saktësisht se si do të duket ndriçimi,” këshillon Cole.

Vishuni siç duhet

Edhe pse nuk do të shkoni në një zyrë për t'u takuar me intervistuesin ballë për ballë, ju ende duhet të visheni siç duhet për një intervistë me video, thotë Skillings. Në përgjithësi, ju do të donit të vishni të njëjtat rroba profesionale që ju do të kishit në një intervistë në person në një kompani. Dallimi? Mos të jenë me hoka apo me vija—ato mund të jenë shpërqendruese në kamerë. “Kur njerëzit bëjnë intervista në TV, ata veshin bluza me ngjyra të forta për këtë arsye, " shpjegon Cole.

Për më tepër, lexoni në kulturën e modës së punëdhënëit tuaj të ardhshëm, pasi disa vende të punës janë dukshëm më ndryshe se të tjerët, thotë Kate Wendleton, presidente dhe themeluese e klubit Five O'Clock, një firmë kombëtare e konsulencës për karrierës. Për shembull, një kostum dhe kravatë mund të mos kërkohet nëse e vëreni që kodi i veshjes së kompanisë është xhinse dhe një bluzë. Vishni një shkallë më shumë asaj që pritet.

Keni kujdes gjuhën e trupit

Ruajtja e kontaktit të mirë me sy është thelbësore gjatë çdo intervistë pune, por është veçanërisht e rëndësishme gjatë intervistave me video. Kamera juaj duhet të jetë në nivelin e syve. “Nuk do të lini një përshtypje të mirë në fillim nëse shiheni që po shikoni poshtë dhe lart kur jeni duke folur,” thotë Palmer.

Mos harroni të pohoni dhe buzëqeshni kur është e përshtatshme. “Ju nuk do donit që të rrini në mënyrë të ngurtë, të mbyllur në një vend, pa lëvizur,“ thotë Skillings.

Mos u mbështetni në shënime

Është e zgjuar të mbani një kopje të rezymesë suaj pranë, ashtu si do të bënit gjatë një interviste në person, por mos u mundoni të mbani një fletë me përgjigje në prehër, siç për shembull një listë me përgjigje të pyetjeve të zakonshme të intervistave. “Është shumë e mundimshme ta kontrollosh dhe nuk do të donit ti mbani sytë poshtë, " thotë Cole. Ekzistojnë përjashtime, megjithatë — për shembull, duke i thënë një intervistuesi, “Jam duke shikuar diku tjetër për një sekondë në mënyrë që të mund të gjej të dhënat nga projekti ku kam punuar më parë" është plotësisht në rregull.

Lëni një përshtypje të shkëlqyer

Tani që të gjithë jeni gati për video intervista, është koha për t'u përqëndruar në ato që ju do të thoni për të fituar një punëdhënës të mundshëm.