Si të vendosni qëllimet e karrierës, si afatgjata ashtu edhe afatshkurtra

Qëllimet e karrierës janë një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të motivuar në punë, por si mund të vendosni qëllime reale që do t'ju sfidojnë dhe mbajnë në formë?
Një vit i ri sjell sjell qëllime të reja – dhe në mes të premtimeve solemne për largim nga alkooli (e paqëndrueshëme) dhe shpenzimet pa nevojë (shpresë e harruar), mund të jetë koha për një kontroll serioz të karrierës suaj.
Bota e punës lëviz shumë shpejt dhe madje edhe një peshk i madh mund të duket se është i bllokuar në ujë të cekët nëse nuk arrin të përparojë. Sigurohuni që të keni një plan.
Mendoni për llojin e karrierës që ju dëshironi për veten tuaj dhe lëvizjet që duhet të bëni për ta arritur atë. Ekspertët pajtohen që përcaktimi i qëllimeve është i rëndësishëm, dhe angazhimi mendor për t'i përmbushur ato është thelbësor.
Tregohuni të ZGJUAR
Kjo teori biznesi për përcaktimin e qëllimeve ka qenë që nga vitet e 60’ta por akronimi SMART u krijua për herë të parë në vitet 80’ta nga eksperti amerikan i biznesit George T Doran për të dhënë një kornizë për përmirësimin e performancës së korporatave. Kuptimi i shkronjave është zhvendosur me kalimin e viteve, por përgjithësisht ato qëndrojnë për:
(S)Specifik: identifikoni atë zonë që ka nevojë për përmirësim.
(M)I Matshëm: sugjeroni se si ta përcaktoni atë ose tregoni progres
(A)Caktimi: ndajeni detyrën dikujt
(R)Realist: Bëhuni të qartë për atë që në të vërtetë mund të arrihet
(T)Lidhur me Kohën: caktoni një afat kohor që ka mundësi për tu arritur.
Për objektivat e karrierës, filloni me figurën më të madhe, ndajeni në copëza dhe punoni në hapat e vegjël që duhet të ndërmerrni për të arritur atje. Pastaj shkruajini ato në mënyrë që të keni një plan më konkret.
Qëllimet afatgjata
“Ti vendosni vetës tuaj qëllime afatgjata fillimisht ju jep një sens të drejtimit para se të gjeni se si të arrini atje përmes qëllimeve afatshkurtra, "Thotë zyrtari i portofolit të marketingut Kat Thornberry.
“Nëse asgjë nuk ndryshon në rolin tuaj aktual, a do të ishit të lumtur në kohë prej pesë vitesh? Nëse jo, çfarë do të donit të kishit ndryshuar? A keni nevojë të ngriteni në pozitë ose të provoni një rrugë krejtësisht të ndryshme të karrierës? Çfarë aftësi të mira keni tani, çfarë ju jep kënaqësi në rolin tuaj të përditshëm dhe çfarë do të dëshironit të përmirësonit?
“Qëllimet strategjike afatgjata, thjesht duhet të ju japin diçka për të synuar më tej. Mund të jenë po aq të paqarta sa "Do të doja të bëja diçka që i ndihmon njerëzit" ose aq specifike si "Do të doja të fitoja një shumë x".
Qëllimet Afatshkurtra
Më tej duhet të vendosni synime afatshkurtra taktike që do t'ju ndihmojnë të afroheni më shumë me situatën që dëshironi të jeni në të ardhmen, thotë zonja Thornberry. “Ndani këto në një periudhe të arsyeshme dhe mos u përpiqni të merreni me të gjitha në të njejtën ose ju do rrezikoni të digjeni.
“Bëhuni të sinqertë me veten tuaj në atë se çfarë mund të përmirësoni, ku përvoja ose grupi i aftësive tuaja janë më të dobëta dhe si mund të bëni progress në ato. A duhet të kërkoni për mundësi jashtë rolit tuaj të punës të zakonshëm për të marrë përvojë në një fushë të re, ose të konsideroni kualifikime shtesë? A mund të identifikoni dikë më me përvojë në fushën tuaj që do të ulej për një kafe me ju dhe të bisedonit rreth sfidave dhe sukseseve në karrierën e tyre?
“Qëllimet afatshkurtra duhet të jenë (SMART) dhe mos harroni të ndërtoni me kohë që të festoni për arritjet e vogla gjatë rrugës. Është një ide e mirë t'i jepni vetes disa qëllime që janë të arritshme në një hapësirë kohore të shkurtër, siç është përditësimi i CV-së tuaj ose krijimi i lidhjeve të reja në LinkedIn, për të mbajtur energjinë tuaj të rrjedhshme.
“Nëse jeni duke kërkuar në mënyrë specifike për ndryshim të roleve, bëni një nder vetes tuaj të ardhshme dhe mbani një listë të arritjeve specifike – çdo gjë që keni grumbulluar dhe ruajtur më parë për një vlerësim vjetor është një pikënisje e mirë, dhe pastaj thjesht mbajeni të përditësuar kështu që ju gjithmonë do të keni shembuj të arriturave kur përballeni me formularin e frikshëm të aplikimit për punë.
“Sigurohuni që aplikacioni juaj të jetë përshtatur për secilin rol që ju do të aplikoni, dhe mendoni disa pyetje të mira për të bërë në një intervistë pune - ka shumë sugjerime në internet nëse keni ngecur.”


