Disa rregulla se si të aplikojmë për një vend të punës përmes email-it

Disa thonë që kurrë nuk aplikojnë për një punë përmes telefonit apo emailit, Por le të jemi real; bota ka ndryshuar dhe mënyra dixhitale është rruga e re për të bërë gjëra të ndryshme, përfshirë aplikimin për punë.
Shumica e korporatave të mëdha i kanë zëvendësuar plotësisht aplikimet e vjetra përmes letrës në webfaqe të shkëlqyera duke përdorur një program-ndjekës të aplikantit (PNA). Disa nga këto webfaqe madje i lejojnë aplikantët që ti ngarkojnë rezymetë e tyre dhe pastaj ato përkthehen në forma të aplikimit përmes webfaqes. Por shumë punëdhënës ju lejojnë, ose madje i inkurajojnë, aplikantët të aplikojnë përmes emailit. Cilat janë rregullat dhe etiketimet për këtë shërbim të përdorur rrallë? Në vazhdim janë disa këshilla të thjeshta për t'ju ndihmuar të keni sukses me aplikimet përmes emailit.
Këshilla të etikës në Email për Punëkërkuesit
Gjërat e para në fillim, mësuesi juaj i gramatikës shpenzoj muaj të tërë duke ju mësuar fjalët e duhura dhe se si të shkruani fjali të plota. Shikoni prapra në këto vite dhe kujtoni me kujdes ato mësime.
Përdorni fjalë reale; menaxheri i punësimit nuk është shoku juaj i ngushtë (BFF). LOL’s, ROFL’s, BTW’s dhe YNGTJ’s (Nuk jeni duke e fituar vendin e punës) janë joprofesionale, të panevojshme dhe, në shumicën e rasteve, të bezdisshme.
Emoticonët më së miri ruhen për tekste dhe postë elektronike. Për më tepër, Outlook shpesh i përkthen gabim këto simbole me shkronja të çuditshme. (p.sh Simboli buzëqeshje :-) bëhet J kur dikush që nuk përdorë Outlook ju dërgon këto përdoruesve të Outlook).
Gjithmonë përfshini një titull të mirë në emailat tuaj. Titulli i emailit më i mirë është "Re: Aplikimi për punë për pozitën e menaxherit të shitjeve." Tituj tjerë të ngjashëm janë gjithashtu të përshtatshëm.
Sigurohuni që emri i llogarisë suaj të emailit të jetë i përshtatshëm edhe për përdorim biznesi. Askush nuk dëshiron të dijë se je [email protected]. Nëse adresa juaj e emailit nuk është e përshtatshme për biznes, aplikoni falas për një llogari emaili të ri, mundësisht me emrin tuaj si emër të llogarisë.
Mos dërgoni email-a në grupe (blast) duke aplikuar për disa punë menjëherë. Kjo ju bën të dukeni dembel dhe të përkushtuar në punë. Mos mendoni se mund ta fshehni faktin me funksionin BCC. Të gjithë menaxherët e punësimit mund të identifikojnë emaliat grupor (blast) me kilometra larg.
Përshtatni postat elektronike për secilën kompani, dhe adresojeni një personi specifik nëse është e mundur. Mundohuni të mos përdorni ato forma të përgjithshme të email-ave apo email-ave të faqeve të internetit. Mund të marr shumë kohë për përgjigje, dhe mundësia për humbje të drejtimit është më e lartë.Këshilla për shkrim të E-mailit dhe Letrave
Shkrimi i një emaili është shumë sikur të shkruani një letër motivuese. Filloni emailin me "I nderuari Z. / Znj." ose nëse nuk e njihni personin "I dashur menaxher i punësimit". Përfshirja e një date apo një kohe nuk është aq e nevojshme, poashtu as linjat tipike të adresave nuk përfshihen në një letër motivuese.
Për fushat e përmbajtjes, thjesht kopjojeni letrën tuaj motivuese dhe ruani atë në mesazhin e emailit ose shkruani atë direkt në hapësirën për tekst. Bashkëngjitni rezymenë apo CV tuaj në email si PDF. Mos përdorni programin Word apo formate tjera të përpunimit të fjalëve. Kjo parandalon çdo ndryshim ose modifikim në dokumentet tuaja. PDF-të nuk mund të redaktohen nga programi standard.
Ashtu si me një letër motivuese standarde, sigurohuni që të përfshini nënshkrimin tuaj në fund të emailit. Nënshkrimet e emailit mund të personalizohen, dekorohen, etj., varësisht prej njohurive të përdoruesit. Të gjitha nënshkrimet duhet të përfshijnë emrin tuaj të plotë, adresën e emailit (mos u mbështesni shumë duke shikuar tek informatat e dërguesit; shumë menaxherë të punësimit thjesht i shtypin emailat për përdorim të mëvonshëm.), numrin e telefonit celular ose numrin të cilin e përdorni më së shumti, profili i LinkedIn dhe adresën e postës.
Rikthimet e Email-ave
Aplikimet përmes email nuk janë shumë të ndryshme nga Letrat standarde Motivuese. Përdorni gramatikën dhe drejtshkrimin profesional, shkruani qëllimin e mesazhit, rendisni informacionet më të rëndësishme në lidhje me përvojën tuaj dhe bashkëngjitni rezymenë tuaj.
Gjithmonë korrigjoni emailin disa herë para se ta dërgoni. Është lehtë të klikosh butonin dërgoni por jo ta ktheni atë pas përsëri. Dhe dërgoni një kopje për veten tuaj që ta përdoreni për referencë në të ardhmen. Kontrolloni pranimin e emailit nga menaxheri i punësimit brenda disa javësh për të siguruar që ata e kanë marr kërkesën tuaj,, por mos i ndjekni apo bezdisni ata.
Duke i rikujtuar rregullat themelore të intervistave, CV-të dhe letrave motivuese të aplikimeve në emaila do të ndihmojnë në dukjen tuaj profesionale dhe të bëni një paraqitje të shkëlqyer.


