Pergadites Malli / Depoist

Viva Fresh Store

KONKURS PUNE

Pergadites Malli / Depoist

Vendi: Qendra e logjistikës Lipjan

Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësi të shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!

Detyrat Kryesore:

  • Përzgjedhja dhe mbledhja e produkteve nga raftet e magazinës sipas listës së porosive.

  • Kontrollimi i cilësisë dhe saktësisë së produkteve të përzgjedhura.

  • Paketimi i produkteve në mënyrë të sigurt dhe të organizuar për të shmangur dëmtimet gjatë transportit.

  • Etiketimi i porosive me informacionin e duhur të dorëzimit.

  • Mbajtja e një mjedisi të pastër dhe të organizuar pune, duke respektuar standardet e sigurisë dhe higjienës.

  • Raportimi i çdo problemi me sasi ose produkte te menaxhmenti.

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në përgatitjen e porosive ose në punë të ngjashme është përparësi.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë efektive.

  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale.

  • Përkushtim dhe etikë në punë.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë.

  • 5 ditë pune dhe 2 ditë pushim për të gjithë punëtorët.

  • Ushqim dhe transport vajtje-ardhje.

  • Sigurim shëndetësor.

  • Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional.

  • Mundësi për avancim brenda kompanisë.

  • Mjedis pune miqësor dhe mbështetës.

I hapur deri: 31.01.2026

Aplikimi:
Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail [email protected]
apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/vfsapliko

Njoftime Pune

Merrni njoftime kur pozicione të reja që përputhen me interesat tuaja bëhen të disponueshme në {organizationName}.

Keni Nevojë për Ndihmë?

Pyetje rreth procesit tonë të punësimit ose dëshironi të mësoni më shumë rreth punës me ne?