Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Kontroller (Pranim ose ngarkim të mallrave)
Viva Fresh Store
KONKURS PUNE
KONTROLLER (PRANIM OSE NGARKIM TË MALLRAVE)
Vendi: Qendra e Logjistikës Lipjan
Bashkohuni me Viva Fresh dhe ndërtoni karrierën tuaj në një ambient mbështetës, me mundësitë shkëlqyera për rritje profesionale dhe zhvillim!
Detyrat Kryesore:
Verifikimi i saktësisë së dokumenteve shoqëruese, përfshirë faturat dhe listat e paketimit.
Inspektimi vizual i mallrave të pranuara për të identifikuar çdo dëmtim ose mospërputhje me porositë.
Koordinimi me departamentin për të adresuar çdo problem me porositë e pranuara.
Regjistrimi i mallrave të pranuara në sistemin e menaxhimit të inventarit.
Ngarkimi i mallrave:
Ngarkimi i mallrave në mjetet transportuese të siguruar që çdo ngarkesë të jetë e saktë dhe në përputhje me urdhrat e dërgesës.
Përdorimi i pajisjeve/vinçit elektrik (kali i lartë) për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave nga mjetet transportuese.
Koordinimi me ekipet e distribuimit dhe transportit për të siguruar që ngarkesa të jetë gati për transport në kohë.
Kualifikimet:
Përvojë e mëparshme në logjistikë ose role të ngjashme.
Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e kohës dhe organizimin.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problemet në mënyrë efektive.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të ndryshme.
Njohuri të përdorimit të sistemeve dhe teknologjive të logjistikës.
Çfarë ofrojmë:
Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performancë.
Ushqim dhe transport vajtje-ardhje.
Sigurim Shëndetësor.
Trajnime të vazhdueshme për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin profesional.
Mundësi për avancim brenda kompanisë.
Mjedis pune miqësor dhe mbështetës.
I hapur deri: 30.11.2025
Aplikimi: Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail [email protected] apo apliko në linkun e mëposhtëm www.bit.ly/vfsapliko
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store