Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Specialist i Shitjes
iCore

Specialist i Shitjes
4 pozita
iCore po hap zyrtarisht dyqanin në Albi Mall. Për t’u bashkuar me ekipin tonë në po kërkojmë specialistë shitjeje të motivuar dhe të orientuar ndaj klientit. Si përfaqesues i autorizuar i Apple, synojmë të vendosim standard të ri të përvojës së shitjes në Kosovë.
Pse iCore?
Prestigj: Punë me një brend global në ambient premium të certifikuar;
Trajnim Global: Qasje ekskluzive në platforma zyrtare trajnimi të Apple;
Inovacion: Mundësi zhvillimi profesional në model omnichannel (retail & e-commerce)
Përgjegjësitë kryesore
Këshillimi i klientëve mbi produktet dhe ekosistemin Apple (iPhone, Mac, iPad, Apple Watch);
Ofrimi i përvojës cilësore të shërbimit dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët;
Realizimi i objektivave të shitjes dhe promovimi i aksesorëve (Beats, mbrojtëse, AppleCare);
Pjesëmarrja aktive në trajnimet dhe zhvillimin profesional të ofruar nga Apple.
Kualifikimet
Personalitet të kujdesshëm për klientin: Ne kërkojmë personin që në thelb të punës e ka të mirën e klientit. Mund t'ju mësojmë gjithçka për procesorin M4, por nuk mund t'ju mësojmë si të kujdeseni vërtetë për klientin.
Ekspert i Ekosistemit të Apple: Ndihmoni klientët të zbulojnë lidhjen e përsosur mes iPhone, Mac, iPad dhe Apple Watch.
Fokus te Performanca: Rritni profitabilitetin përmes shitjes së aksesorëve (Beats, mbrojtëse, AppleCare).
Disiplinë në Trajnimet nga Apple: Angazhim dhe gatishmëri për mësim të vazhdueshëm për të qenë në hap me tekonologjitë e Apple.
Aplikimi
A je gati për të vazhduar revolucionin teknologjik në Prishtinë? Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në [email protected] Afati i aplikimit: 20/02/2026
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store