Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Zyrtar/e Financiar / Kontabilist
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Shpallje për vend të lirë pune
Pozita: Zyrtar/e Financiar / Kontabilist
Organizata/njësia: FKEE/ Sektori i Financave
Lokacioni: Prishtinë, Republika e Kosovës
Data e shpalljes së konkursit: 01.11.2023
Data/ora e mbylljes: 15.11.2023, 16:00 (koha lokale)
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore
Periudha provuese: 3 muaj
Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës
A) Rrethanat organizative
- Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
- Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti është përgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
- Të kontrollojë dhe bëjë regjistrimet kontabël të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazimet e llogarive bankare;
- Të bëjë kalkulimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
- Të bëjë regjistrimet dhe rregullimet tjera kontabël të fundvitit, para se Pasqyrat të jenë hartuar;
- Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuar për të gjeneruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
- Bën raportimet e nevojshme në Administratën Tatimore brenda afateve të përcaktuara.
- Përfaqëson FKEE-në në Administratën Tatimore të Kosovës për çështjet tatimore;
- Përgatitë Pasqyrat Financiare Vjetore të FKEE-së (Pasqyrën e pozicionit financiar, Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyrën e rrjedhës së parasë, Pasqyrën e ndryshimeve në Ekuitet dhe Pasqyrën e shpalosjeve) dhe siguron se pasqyrat janë përgatitur brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK dhe SNRF;
- Përgatit Pasqyrat mujore apo tremujore për të ardhura dhe shpenzimet;
- Raporton tek menaxhmenti për shkeljet dhe mosaplikimin e ligjeve lidhur me taksat dhe tatimet, si dhe parregullsitë tjera të hasura gjatë procesit;
- Ndihmon Menaxhmentin e FKEE-sënë përgaditjen e buxhetit vjetor;
- Përgatitë dhe analizon raporte tjera financiare për Sektorin e Financave dhe Menaxhmentin;
- Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi dhe Menaxhmenti i FKEE=së.
D) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore
- Të ketë diplomë universitare në degën e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose të ngjashme (studimet për kontabilitet konsiderohen përparësi);
- Të këtë 5 vite përvojë të përgjithshme, prej të cilave së paku 3 vite përvojë profesionale relevante me pozitën e shpallur;
- Të ketë të përfunduar programin e trajnimit “Kontabilist i Çertifikuar” nga një shoqatë profesionale e pranuar ndërkombëtarisht;
- Të posedojë njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
- Të ketë njohuri të mira rreth kuadrit ligjor dhe operimit financiar të FKEE dhe interes për zhvillimin e sistemit të kontabilitetit dhe financave;
- Njohuri të vlerësimit dhe përdorimit të aplikacioneve të nevojshme kompjuterike;
- Të ketë aftësi të forta komunikuese, për të punuar si pjesë ekipi dhe nën presionin e përmbushjes së afateve;
- Të ketë aftësi të zhvilluara në përdorimin e programeve softuerike dhe mjeteve të punës;
- Aftësi për të punuar nën presionin e përmbushjes së afateve;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- E preferueshme leja e vozitjes kategoria B
- Nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë për një vepër penale për të cilën dënimi maksimal tejkalon gjashtë (6) muaj burgim dhe dënimi nuk është i kushtëzuar; (evidencat nuk duhet të jenë më të vjetra se data e shpalljes së vendit të punës sipas këtij njoftimi).
E) Shpërblimi – Paga mujore
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
- Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
- CV-në e hollësishme të aplikuesit
- Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimit ne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe)
- Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
- Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
- Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart) Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më
15 Nëntor 2023, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store