Dardania Logistics shpk logo

Kordinator Transporti

Dardania Logistics shpk

DARDANIA LOGISTICS SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:

Kordinator Transporti

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të organizuar për koordinimin dhe përcjelljen e transporteve vendore dhe ndërkombëtare.

Detyrat kryesore:

  • Organizimi dhe koordinimi i transporteve;

  • Komunikimi i vazhdueshëm me shoferë, klientë dhe partnerë;

  • Përcjellja e automjeteve dhe informimi për statusin e ngarkesave;

  • Planifikimi i ngarkimeve dhe shkarkimeve;

  • Kontrollimi dhe përcjellja e dokumentacionit të transportit (CMR, fatura, dokumente doganore etj.);

  • Zgjidhja e situatave operative gjatë transportit;

  • Raportimi dhe mbajtja e evidencës për transportet e realizuara.

Kualifikimet:

  • Përvojë në transport, logjistikë ose dispeçing përbën përparësi;

  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme; njohja e serbishtes përbën përparësi;

  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi;

  • Njohuri të mira të programeve MS Office;

  • Gatishmëri për punë dinamike dhe menaxhim të disa transporteve njëkohësisht;

  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;

  • Ambient profesional dhe dinamik;

  • Mundësi zhvillimi profesional;

  • Punë afatgjatë në sektorin e transportit dhe logjistikës.

Lokacioni: Prishtinë
Kompania: Dardania Logistics sh.p.k.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në emailin e kompanisë, me titull: “Aplikim – Dispeçer Transporti” ne email: [email protected].

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet