DARDANIA LOGISTICS SH.P.K. shpall konkurs për pozitën:

Depoist

Kërkojmë një person të përgjegjshëm, të organizuar dhe të gatshëm për punë dinamike në depo.

Detyrat kryesore:

  • Pranimi dhe evidentimi i mallrave në depo;

  • Kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së mallrave;

  • Sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo;

  • Përgatitja e mallrave për dalje dhe shpërndarje;

  • Leximi dhe kontrollimi i dokumentacionit përcjellës të mallrave;

  • Bashkëpunimi me stafin e transportit, logjistikës dhe administratës;

  • Mbajtja e rendit dhe organizimit në hapësirat e depos.

Kushtet dhe kualifikimet:

  • Të ketë aftësi për leximin dhe kuptimin e dokumentacionit të mallrave;

  • Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe në situata me ngarkesë të shtuar pune;

  • Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i organizuar;

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;

  • Përvoja e mëparshme në depo, transport ose logjistikë përbën përparësi;

  • Njohuri bazë të punës me kompjuter përbëjnë përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Punë të rregullt dhe afatgjatë;

  • Pagë konkurruese;

  • Ambient profesional dhe dinamik pune;

  • Mundësi për zhvillim profesional.

Lokacioni: Prishtinë
Kompania: Dardania Logistics sh.p.k.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në me titull: “Aplikim – Depoist” ne email: [email protected].

Lloji i Punës

Lloji i Punës
Kohë e Plotë
Vendndodhja
Prishtinë

Ndaj këtë punë:

Njoftime Pune

Do t'ju njoftojmë me email kur punë të reja përputhen me kriteret tuaja.

Kategoritë
Llojet e Punëve
Vendndodhjet