Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Drejtues/e Marketingu
Ciao Berto
Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për këtë pozitë të punës:
Drejtues/e Marketingu
Nëse jeni kandidat/e i/e interesuar për aftësim në karrierë dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Drejtues/e Marketingu.
-Hartimi dhe zbatimi i strategjive të përgjithshme të marketingut të kompanisë.
-Menaxhimi i fushatave promocionale, reklamuese dhe digjitale.
-Hulumtimi i tregut dhe analizimi i trendeve për të identifikuar mundësi të reja.
-Mbikëqyrja e brendit dhe garantimi i qëndrueshmërisë së imazhit të kompanisë.
-Bashkëpunimi i ngushtë me departamente të tjera (shitje, produkte, financa, etj.).
-Udhëheqja e ekipit të marketingut, zhvillimi profesional dhe menaxhimi i performancës së tyre.
-Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe përgatitja e raporteve të performancës.
Kualifikimet për pozitën Drejtues/e Marketingu :
-Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
-Minimum 5 vite përvojë pune në pozita të ngjashme menaxheriale.
-Njohuri të shkëlqyera në marketing strategjik dhe digjital.
-Aftësi të dëshmuara në udhëheqje, menaxhim projektesh dhe punë në ekip.
-Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim.
-Njohuri të avancuara të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
Ofrojmë:
-Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë.
-Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
-Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
-Përfshirje në projekte inovative dhe ndërkombëtare.
-Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet percjellëse në: [email protected]
-Ciao Berto inkurajon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabartë në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë.
Ciao BERTO
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store