Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
HR Officer/Recruiter (Deutsch C1/C2) - Pejë
KiKxxl&evroTarget – kompani lider në fushën e shërbimit ndaj klientit, me përkushtim të lartë ndaj zhvillimit të burimeve njerëzore dhe inovacionit në rekrutim, është në kërkim të një HR Officer Recruiter me njohuri të avancuara të gjuhës gjermane (C1/C2) për t’u bashkuar me ekipin e saj profesional.
Në këtë pozicion, ju do të luani një rol kyç në procesin e rekrutimit, duke siguruar që kandidatët më të përshtatshëm të përzgjidhen dhe integrohen në mënyrë efikase në organizatë. Përveç fokusit në rekrutimin profesional, pozicioni kërkon menaxhimin e përgjithshëm të aktiviteteve të burimeve njerëzore në përputhje me standardet dhe politikave të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
Identifikimi dhe rekrutimi i kandidatëve të kualifikuar për pozitat e ndryshme, duke përdorur metoda moderne dhe efikase të rekrutimit.
Menaxhimi i proceseve të Burimeve Njerëzore, duke siguruar një administrim të saktë dhe korrekt të dokumentacionit të punësimit.
Bashkëpunimi i ngushtë me menaxhmentin për zhvillimin e strategjive të rekrutimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të praktikave të Burimeve Njerëzore (HR).
Implementimi dhe monitorimi i politikave dhe procedurave të Burimeve Njerëzore.
Mbështetja dhe zhvillimi i programeve të trajnimit, zhvillimit profesional dhe motivimit të punonjësve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
Minimum 3 vite eksperiencë e dëshmuar në fushën e Burimeve Njerëzore dhe rekrutimit.
Njohuri të avancuara të gjuhës gjermane (niveli C1/C2), në të folur dhe në të shkruar.
Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe negocimi.
Njohuri të detajuara mbi legjislacionin dhe rregulloret e punës.
Eksperiencë në përdorimin e Sistemeve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe mjeteve të rekrutimit.
Ne ofrojmë:
Pagë konkurruese.
Sigurim shëndetësor.
Ambient pune modern dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim brenda kompanisë.
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store