Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Specialist/e të IT-së
BAU HOLDING l.l.c.
Bau Holding është në kërkim të një Specialisti/e të IT-së entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Specialist i IT-së;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Dizajnimi dhe prezantimi i planit për ngritje dhe avansim të nivelit të sistemit informativ dhe të dhënave në përgjithësi;
→ Mbrojtja e sigurisë e sistemit kontabël KUBIT.
→ Organizimi, kontraktimi dhe koordinimi i punëve për ndërtimin e softëare për kompanitë e Grupit “Bau Holding” L.L.C;
→ Organizimi, menaxhimi dhe koordinimi i të gjitha punëve që ndërlidhen me fushën e teknologjisë për kompanitë e Grupit “Bau Holding” L.L.C
→ Ndihmon në administrimin e sistemeve operative;
→ Asiston në menaxhimin e infrastrukturës dhe rrjetit;
→ Të ofroj përkrahje (përmes telefonit apo direkt) në zgjidhjen e problemeve (Help Desk);
→ Të ofroj përkrahje në programin kontabël (KUBIT);
→ Të menaxhoj produktin Microsoft (Office 365);
→ Të kujdeset që pajisjet e IT-së (përfshirë edhe fotokopjet) të jenë funksionale;
→ Të organizoj blerjen e paisjeve (IT);
→ Raportimi tek Drejtori i Departamentit të IT-së në baza periodike, jo më rrallë se një herë në muaj për të gjitha pikat e përmendura më lartë;
→ Detyrat tjera të cilat mund të paraqiten nga koha në kohë e që i caktohen Punëmarrësit nga Punëdhënësi, të cilat mund të ndryshojnë nga profile i kësaj pozite, si rezultat i vëllimit të punëve, nevojave të Punëdhënësit dhe kërkesave të tregut;
Benefitet:
→ 1,200.00 € Pagë Mujore;
→ Për kandidatët me përvojë të avancuar paga mund të jetë me e lartë. Rritja e pagës dhe përfitimet shtesë do të varen nga përformanca dhe vlera e shtuar në kompani;
→ Bonuse për përformacë të lartë dhe projekte të sukseshme;
Njohuritë dhe Shkathtësitë
→ Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
→ Diplomë Universitare;
→ Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të JavaScript; Python; HTML; CSS; Java; SQL;
→ Të njoh gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
→ Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
→ Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
→ Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
→ Të posedojë patente shofer kategoria (B);
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: [email protected]
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, IT)
→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 07.04.2025. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store