Pozicioni ka Skaduar
Kjo punë nuk pranon më aplikime.
Komercialist
BALKAN TRADE SH.P.K.
BALKAN TRADE SH.P.K. me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve një përdorimëshe, përkatësisht produkteve të plastikës:
SHPALL KONKURS PUNE
Titulli i Pozites: KOMERCIALIST (Agjent i Shitjes)
Lokacioni: Prizren
Data e hapjes: 02.02.2023
Data e mbylljes: 02.03.2023
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Promovon produktet e kompanisë dhe realizon shitjen e tyre;
- Në kuadër të territorit të paracaktuar, performon vizita të rregullta tek klientët, realizon mbledhjen e porosive të reja dhe i vendos ato tek kompania;
- Hulumton dhe analizon tregun për klientë të rinj në mënyrë që të rrisë prezencën e produkteve të kompanisë, në nivel vendi;
- Koordinon aktivitetet me kompaninë dhe siguron që artikujt të dorëzohen tek klienti sipas afatit të dakorduar me klientin;
- Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
- Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
- Mirëmban raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
- Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj.
- Zbaton rregullat për mbrojtjen e sekretit afarist në punë;
- Kryen punë dhe detyra të tjera në bazë të akteve të brendshme, sipas kërkesës së personit të autorizuar, apo që për nga detyra bien në kompetencë të tij.
NJOHURITË TJERA:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe të shkruar,
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected], Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën ose te kontaktojnë në numrin e telefonit 049/956-333.
Mundësi të Tjera të Fundit
Punëtor/e në market, Arkatare
2/27/2026Elkos Group
Shitës/e; Agjent i Shitjes
2/27/2026Berisha Home
Teknik & Ndihmës Teknik
2/26/2026GoldenMix
Pergadites Malli/Depoist
2/25/2026Viva Fresh Store
Kontroller (Pranim ose ngarkim te mallrave)
2/25/2026Viva Fresh Store
Arkatare Administrative
2/25/2026Viva Fresh Store